Sport

“Tokio 2020”, një pjesë e delegacionit shqiptar mbërrin në Japoni

17 Korrik 2021, 10:16 Nga DOSJA
“Tokio 2020”, një pjesë e delegacionit shqiptar

JAPONI – Mëngjesin e sotëm kanë filluar të mbërrijnë në Tokio, delegacionet e para sportive për Olimpiadën “Tokio 2020”, e cila do të ngrejë siparin më 23 gusht në kryeqytetin japonez.

Ndërkohë, po të shtunën, ka mbërritur edhe një pjesë e delegacionit shqiptar atje, pas 19 orësh fluturim. Ata janë gjimnasti Matvei Petrov, trajneri Alon Hasa, shef i misionit Kliton Muca dhe Luna Methasani, pjesë e personelit administrativ.

Problemi kryesor dhe kryefjala edhe për këto lojra olimpike “Tokio 2020”, është pikërisht pandemia dhe masat e rrepta ndaj Covid-19. Stafi kuqezi është detyruar të kryejë dy kontrolle shëndetësore në aeroport, për rreth 5 orë të tjera veç udhëtimit, dy teste PCR 96, dhe 72 orë para fluturimit, si dhe dy dozave të vaksinimit me “Pfizer Biontech” një muaj më herët.

Pjesa e dytë e delegacionit sportiv Shqiptar, që do të niset drejt Olimpiadës është ajo e sprtistit të xhudos, Indrit Çullhaj dhe trajnerit të tij Shkurt Çullhaj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjimnasti matvei petrov indrit cullhaj luna methasani masat e rrepta ndaj covid-19 pfizer/biontech pjesë e personelit administrativ shef i misionit kliton muca tokio 2020 trajneri alon hasa trajnerit të tij shkurt çullhaj gjimnasti matvei petrov indrit cullhaj luna methasani masat e rrepta ndaj covid-19 pfizer/biontech pjesë e personelit administrativ shef i misionit kliton muca tokio 2020 trajneri alon hasa trajnerit të tij shkurt çullhaj

Sondazh

Poll