Sport

Zelanda e Re, me një transgjinor në Lojërat Olimpike të Tokios

17 Korrik 2021, 09:31 Nga DOSJA

JAPONI – Ekipi i Zelandës së Re do ta ndihmojë peshëngritësen Laurel Hubbard, transgjinori i parë që do të garojë në Lojërat Olimpike, për të menaxhuar “vëmendjen e madhe” që do të marrë në ngjarjen më të madhe sportive botërore, tha zëdhënësi i komitetit olimpik të Zelandës së Re. Hubbard ndezi polemikë kur u kualifikua dhe pasi plotësoi kriteret e përcaktuara.

“Ne punojmë ngushtë me Laurel, si me çdo atlet, por veçanërisht me të për shkak të vëmendjes së madhe që ka, – tha Ashley Abbott. – Ne po vlerësojmë se çfarë do të jetë më e mira për të në aspektin e ndërveprimit. Me median pra, padyshim që do të ketë kufij”.

Hubbard fitoi të drejtën e kualifikimit për të konkurruar me femrat, pasi demonstroi se nivelet e testosteronit, ishin më të ulëta se ato të rekomanduara nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ajo do të garojë në Tokio në kategorinë e peshës mbi 87 kg.

Por sipas kritikëve, Hubbard gëzon avantazhe të tjera të lidhura me të kaluarën e saj si mashkull, gjë që e bën praninë e saj të padrejtë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me të për të siguruar që ajo gjithmonë të mbështetet dhe që ajo të kuptojë mjedisin në të cilin operon,”- shtoi Abbott.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ashley abbott komiteti olimpik ndërkombëtar (ioc) laurel hubbard lojerat olimpike zelandës së re ashley abbott komiteti olimpik ndërkombëtar (ioc) laurel hubbard lojerat olimpike zelandës së re

Sondazh

Poll