Vepra të ndryshme penale, arrestohen 11 persona në Tiranë
17 Korrik 2021, 10:06Nga DOSJA
TIRANË- Njëmbëdhjet persona u arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një person u arrestua pasi ju gjet lendë narkotike me vete, një tjetër person u arrestua pasi ka përndjekur një grua 47-vjeçare në mënyrë të vazhdueshme. Dy persona janë arrestuar pasi kanë thyer masën e sigurisë arrest me burg, dytë tjerë pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familjen e tyre. Dy persona janë arrestuar për vjedhje të sendeve personale, dy janë arrestuar pasi kanë drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 person tjetër është arrestuar pasi ka kanosur një person për motive të dobta.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi për veprën penale “Përndjekja” i shtetasit A. Gj., 61 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 47-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
R. N., 34 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, dhe u konstatua jashtë banese;
K. D., 25 vjeç, pasi ka kthyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga sherbimet e Policisë jashtë banesës.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 39 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular, në një palestër.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës dhe bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. V., 67 vjeç dhe Gj. S., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Më datë 16.07.2021, shtetasi A. A., 48 vjeç, kallzon se në Golem, i kanë vjedhur sende personale në momentin që ka hyrë të lahet në det. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 16.07.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A. H., 54 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin J. H. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
HOLANDË- Media holandeze Ad.nl ka shkruar për një student shqiptar në Holandë, i cili ka ndihmuar atdhetarët e tij të kalojnë për në Angli. Media ka zbardh...
KAPSHTICË- Fluks emigrantësh shqiptarë janë kthyer nga Greqia për në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Emigrantët janë kthyer për të kaluar pushimet ve...
VLORË– Dalja e vëllezërve nga gjykata pas vendimit është shoqëruar me të bërtitura dhe ndërhyrje të familjarëve, të cilët tentuan të hapnin edhe derën e ma...
VLORË– Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për tre vëllezërit Myslimi që dhunuan dy ditë më parë gjyqtarin në Vlorë pas një vendimi për çështje pronës...
DURRËS- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës për vepra të ndryshme penale. Tre persona e proceduar ...
Aktualitet17 Korrik 2021, 08:41
TIRANË– Artistët e Cirkut kombëtar kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi janë kundër vendimit që kërkon çmontimin e çadrës së cirkut.Akti...
DIBËR – Ish-kryeinspektori i IMT në Dibër, Ermal Xhaka i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Shpërdorim detyre” është ndaluar arrestuar ditën...
VLORË-Policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si autorë të dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike.U arrest...