Sport

West Ham zyrtarizon: “Felipe Anderson kthehet te Lazio”

17 Korrik 2021, 08:53 Nga DOSJA

ANGLI – Largimi i mesfushorit Felipe Anderson nga West Ham te Lazio është zyrtar. Klubi anglez e ka njoftuar këtë nëpërmjet një shënimi, duke konfirmuar “se ka rënë dakord me Lazion për transferimin e përhershëm” të lojtarit 28-vjeçar.

Braziliani, i cili arriti në radhët e ‘hammerëve’ nga lacialët në verën e vitit 2018, shënoi 12 gola në 73 paraqitje të luajtura në Premier League. Sezonin e kaluar ai luajti i huazuar te Porto, duke bërë vetëm dhjetë paraqitje.

Klubi anglez i West Ham “dëshiron të falënderojë Felipe Anderson për kontributin e tij gjatë kohës së tij këtu dhe t’i urojë më të mirën për të ardhmen e tij”, lexohet në shënimin e klubit të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport felipe anderson lazio premier league west ham felipe anderson lazio premier league west ham

Sondazh

Poll