Bota

17 Korrik 2021, 09:14 Nga DOSJA

KOSOVË- Kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj është shprehur se situata në vend po shkon drejt normalizimit. Në një postim në Facebook, ai shkruan se institucionet që janë marrë me menaxhimin e emergjencës do të vazhdojnë që të ndjekin të gjitha të dhënat nga IKSHPK-ja. Ai gjithashtu ka shkruar se se shpejti pritet që të përfundojë gjendja emergjente të vend.

Postimi i plotë:

Në takimin e mbajtur sot, më dt. 17.07.2021, të Shtabit Emergjent për Menaxhimin e Emergjencave, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën tonë po shkon drejtë normalizimit. Akterët e kyçur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekomandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme. Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raportit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.

LAJMI KRYESOR: Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli. Arrestohen dy persona

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll