Bota

Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjet

17 Korrik 2021, 07:49 Nga DOSJA
Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51

KOSOVË– Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka kaluar mbi 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas analizës që i është bërë mostrave të ujit, kanë dalë në përfundimin janë identifikuar disa baktere mes tyre dhe E.Coli që kanë ndikuar në kontaminim të ujit të pijshëm.

Pas këtij njoftimi është bërë me dije nga kryekomurari se kompania ‘Hodrodrini’ e cila kishte në menaxhim ujësjellësin e Deçanit, nuk do ta menaxhojë më. Direkt pas kësaj deklarate ka reaguar kompania, e cila kërkoi demostrimin e mostrave të ujit dhe krahasimin e tyre me ujin e puseve që kanë banorët nëpër shtëpia. Nga ana tjetër, pas aludimeve se gjithë këtë situatë mund ta kenë shkaktuar dy serbë, ka reaguar edhe ambasada amerikane e cila i ka kërkuar të gjithë qytetarëve të lënë pas thashethemet dhe të presin faktet.

Ndërkohë që deri tani për fatkeqësinë që ka ndodhur në Deçan është arrestuar një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve, për shpërdorim detyre, si dhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka fikur kamerat e sigurisë në grykën e Deçanit.

Në lidhje me situatën kryetari i Komunës së Deçanit në Kosovë, Bashkim Ramosaj ka thënë se gjendja në vend po shkon drejt normalizimit, dhe se gjendja emergjente pritet të përfundojë së shpejti.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, 3 ditë më parë mori vendimin që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune. Prej gjashtë ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës. Me rreth 1500 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora helmimi i banoreve te decanit helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 05:43

Ishujt Maldive të etur për turistë

Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë ishuj që rrethohen nga ujërat kristalorë, varet nga turizmi. Por, pandemia përgjysmoi të hyrat nga viz...