Bota

Arrestimet e dhunshme kundër anëtarëve të PSD, Qeveria e Kosovës: Nuk ka vend për dhunë, përgjegjësit janë pezulluar 

17 Korrik 2021, 06:38 Nga DOSJA
Arrestimet e dhunshme kundër anëtarëve të PSD, Qeveria e

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me arrestimet e dhunshme që u bënë ditën e djeshme në Kosovë, pas një protestë të anëtarëve të Partisë Social-Demokrate, për rritjen e taksës së rregjistrimit të makinave. Në një postim në Facebook, Qeveria e Kosovës shkruan se në një vend demokratik, nuk ka vend për dhunë dhe se të gjithë personat përgjegjës për dhunën e kryer gjatë arrestimeve janë pezulluar.

Postimi i plotë:

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

Protesta e anëtarëve të PSD-së, nisi për shkak të taksës shtesë për regjistrimin e makinës e cila do hyjë në fuqi nga data 1 shtator. Në protestë ditën e djeshme u arrestuan disa nga anëtarët e PSD-së, në mënyrë të dhunshme, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqajn. Disa ditë më parë Ministria e Infrastukturës së Kosovës, njoftoi se duke filluar nga 1 Shtatori qytetarët që posedojnë një makinë duhet të paguajnë 5 euro shtesë për të marrë pullën ngjitëse që vërteton se automjeti ka kryer kontrollin teknik.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora protesta ne kosove taksa e makinave ne kosove protesta ne kosove taksa e makinave ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 05:43

Ishujt Maldive të etur për turistë

Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë ishuj që rrethohen nga ujërat kristalorë, varet nga turizmi. Por, pandemia përgjysmoi të hyrat nga viz...