Bota

“Shkëndija që na mban gjallë është Lydia”/ Babai i Caroline Crouch: Shqetësimi im është pamundësia për t’i sigur

17 Korrik 2021, 07:13 Nga DOSJA
“Shkëndija që na mban gjallë është Lydia”/

“Shkëndija e vetme e shpresës që na mban gjallë është Lydia”, kështu është shprehur babai i 20-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi, disa muaj më parë. Dailymail shkruan se, David Crouch tha se bashkëshortja e tij, po e trajton Lydian njësoj si vajzën e tyre Caroline, dhe se i gjithë përqendrimi i tyre është vogëlushja 11-muajshe.

“Ajo e trajton atë saktësisht sikurse trajtoi Caroline kur ishte fëmijë. Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar tek Lydia. Të gjithë tani zgjohemi në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Caroline para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s gjatë ditës. Komoditeti që na siguron prania e Lydias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë çështje tragjike”, u shpreh ai.

Ndërkohë që më tej, ai tha se i vetmi shqetësim që kanë është që t’i sigurojë Lydias mbështetjen që ka nevojë.

“Por, unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të siguroj Lydian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme”, tha ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua 37 ditë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota babis anagnostopoulos caroline crouch david crouch babis anagnostopoulos caroline crouch david crouch

Sondazh

Poll

Bota 17 Korrik 2021, 05:43

Ishujt Maldive të etur për turistë

Maldive, vendi i vogël që përbëhet nga rreth dymbëdhjehtë ishuj që rrethohen nga ujërat kristalorë, varet nga turizmi. Por, pandemia përgjysmoi të hyrat nga viz...