Bota

Trazirat në Afrikën e Jugut, Presidenti: Janë të planifikuara, por ne do t’i ulim ato

17 Korrik 2021, 08:56 Nga DOSJA
Trazirat në Afrikën e Jugut, Presidenti: Janë të

AFRIKA E JUGUT- Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka thënë se dhuna që ka tronditur vendin ishte e planifikuar më parë. BBC shkruan se Presidenti e ka përshkruar këtë dhunë si një sulm ndaj demokracisë, ndërkohë që shtoi se nxitësit e trazirae janë identifikuar dhe do të dalin para ligjit.

“Është mjaft e qartë se të gjitha këto incidente të trazirave dhe plaçkitjeve u nxitën, kishte njerëz që e planifikuan atë dhe e bashkërenduan atë. Nëse qëndrojmë së bashku, asnjë kryengritje ose dhunë në këtë vend nuk do të ketë sukses. Ne jemi të angazhuar në këtë luftë për të mbrojtur demokracinë tonë, Kushtetutën tonë, jetesën tonë dhe sigurinë tonë. Kjo është një betejë që ne nuk mund ta humbasim,”  tha Presidenti Ramaphosa.

Trazirat u shkaktuan në Afrikën e Jugut pas burgosjes së ish-Presidentit Jacob Zuma. Ndërkohë që deri tani nga trazirat e shkaktuara, kanë humbur jetën 212 persona. Shkak për trazirat e shkaktuara është bërë mungesa e ushqimit në vend. Nga trazirat janë plaçkitur shumë dyqane dhe supermarkete, ku vetëm në një provincë në KëaZulu-Natal u plaçkitën 800 dyqane.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cyril ramaphosa jacob zuma trazirat ne afriken e jugut cyril ramaphosa jacob zuma trazirat ne afriken e jugut

Sondazh

Poll