Serbia “thellon” akoma më shumë hendekun me BE-në, Peter Stano: Dërgimi i ambasadorit serb në Siri është në kundërs
16 Korrik 2021, 20:04Nga DOSJA
BRUKSEL-Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, vuri në dukje se vendimi i Serbisë për të dërguar një Ambasador në Siri është në kundërshtim me qëndrimin e Brukselit.
Mediatraportojnë se ai kujtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE nënkupton harmonizimin me politikën e saj të jashtme. Ai tha se dërgimi i ambasadorit në Damask, nënkupton dorëzimin e letrave kredenciale kreut të shtetit, në këtë rast Presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është në listën e sanksioneve të BE dhe nuk ka asnjë legjitimitet demokratik si president.
“Pozicioni i BE mbi normalizimin e marrëdhënieve me regjimin në Siri është i qartë dhe i pandryshuar dhe zgjedhjet e fundit të organizuara nga regjimi sirian nuk mund të çojnë në ndonjë masë të normalizimit ndërkombëtar. Ai është dikush që mbikëqyri dhunën masive brutale të kryer nga trupat e regjimit ndaj popullsisë, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike. Këto janë arsyet pse vendet anëtare të BE nuk dërgojnë ambasadorë në Damask për t’i dorëzuar letrat kredenciale Asadit. Ata kanë përfaqësues atje në cilësinë e të ngarkuarit me punë, të cilët nuk kanë pse t’i dorëzojnë letrat kredenciale kreut të shtetit”, deklaroi Stano.
Duke deklaruar se përfaqësimi i vendeve kandidate në Damask është brenda kompetencës së atyre vendeve, Stano vuri në dukje se në rastin e vendimit të Beogradit, “duhet të merret parasysh se qeveria serbe ka konfirmuar vazhdimisht se integrimi evropian është një përparësi strategjike për vendin.” Ai shtoi se kjo përfshiu “rreshtimin progresiv me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE”.
Emri i ambasadorit që do të përfaqësojë Serbinë në Siri nuk është njoftuar ende. Shumica e vendeve evropiane dhe Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorët nga Damasku ose ulën aktivitetet në nivelin e “të ngarkuarit me punë” në 2012, pasi regjimi i Asadit akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut dhe krime lufte.
(E.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa ka vizituar në Francë në festivalin e filmit në Kanës. Kurti shfaqet me...
Bota16 Korrik 2021, 19:36
KOSOVË-Një polic mbikqyrës, i cili ka menaxhuar të gjutha veprimet e efektivëve të tjerënë protestën e sotme në Kosovë, është pezulluar nga detyra pasi ka ...
GJERMANI– Ish-Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka folur për kolegen e tij, kancelaren gjermane, Angela Merkel. Në një dokumentar të R...
Forcat e sigurisë kanë bastisur zyrat dhe shtëpitë e disa gazetarëve në gjithë Bjellorusinë, duke përfshirë edhe ato të Radios Evropa e Lirë në Minsk.Dëshmitarë...
Suedia ka njoftuar se ka ndalur të gjitha dëbimet në Afganistan, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës, në vendin e shkatërruar nga lufta.“Vendimi ni...
BRITANI– 1.200 ekspertë e kanë konsideruar planin e Boris Johnson për heqjen e kufizimeve si një kërcënim për botën, por megjithatë nuk ka akoma një kundëpërgji...
SHBA– Shkencëtarët më profesionistë të klimës kanë pranuar se nuk ishin të ‘aftë’ të parashikonin përmbytjet në Evropën Perëndimore dhe valën e të nxehtit në Am...
BRUKSEL-Komisioni Evropian ka çuar Italinë në gjyq, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg, për mos deklarimin e të dhënave në lidhje me terro...
Bota16 Korrik 2021, 18:27
BRITANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet federale të 26-shtatorit, duke u larguar kështu nga skena politike përfundim...
SHBA-Një marinare femër është bërë e para e cila ka përfunduar me sukses kursin e lodhshëm 37-javor për tu bërë pjesë e ekuipazhit të një anije luftarake ‘Sppec...