Bota

Dështim! Si nuk arriti shkenca të parashikojnë kushtet ekstreme të motit në Evropë e SHBA? Profesionistët: Na duhen super

16 Korrik 2021, 18:51 Nga DOSJA
Dështim! Si nuk arriti shkenca të parashikojnë kushtet ekstreme

SHBA– Shkencëtarët më profesionistë të klimës kanë pranuar se nuk ishin të ‘aftë’ të parashikonin përmbytjet në Evropën Perëndimore dhe valën e të nxehtit në Amerikë.

BBC raporton se ata kanë qenë të vetmit që kanë arritur të paralajmërojnë saktë në dekadat e mëparshme për ngrohjen e klimës aposhpërthimet e mëdha të stuhive, por janë shprehur se kompjuterat e tyre nuk janë aq të aftë sa të parashikojnë me saktësi ashpërsinë e ekstemeve të motit.

Ata duan që qeveritë të shpenzojnë shumë për një super-kompjuter të përbashkët të klimës. Kompjuterët janë thelbësorë për parashikimin e motit dhe ndryshimin e klimës dhe llogaritja do të mbështesë shkencën e re për klimën “Bibla”, nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) muajin tjetër.

Por ish-shefi shkencëtar i Met Office, Prof Dame Julia Slingou shpreh se në vënd që të kërkojmë një qendër ndërkombbëtare për të arritur ‘kapjen’ e fizikës themelore që çon në ekstreme,nënvlerësojmë intensitetin e natyrës.

“Ne duhet të alarmohemi sepse modelet IPCC (kompjutera klimatikë) thjesht nuk janë mjaftueshëm të mirë. Ne kemi nevojë një qendër ndërkombëtare për të ofruar kërcimin kuantik në modelet klimatike që kapin fizikën themelore që çon ekstreme. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne do të vazhdojmë të nënvlerësojmë intensitetin dhe frekuencën e ekstremeve dhe natyrën gjithnjë e më të paparë të tyre”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kushtet ekstreme te motit shkencëtarët kushtet ekstreme te motit shkencëtarët

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 18:27

BRITANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet federale të 26-shtatorit, duke u larguar kështu nga skena politike përfundim...