Bota

“Kërcënim për botën”/ 1.200 ekspertë kundër lirimit të masave në Britani: Është qendër transporti global, çdo va

16 Korrik 2021, 19:09 Nga DOSJA
“Kërcënim për botën”/ 1.200 ekspertë

BRITANI– 1.200 ekspertë e kanë konsideruar planin e Boris Johnson për heqjen e kufizimeve si një kërcënim për botën, por megjithatë nuk ka akoma një kundëpërgjigje nëse do të aplikohet apo jo idea e kryeministrit britanik për heqje të masave anti Covi-19.

Pozicioni i Britanisë si një qendër transporti global, nënkupton se çdo variant i ri do të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Këshilltarët qeveritarë në Zelandën e Re, Izrael dhe Itali ishin ata që ngritën alarmin për heqjen e kufizimeve, ndërsa më shumë se 1,200 shkencëtarë mbështetën një letër në revistën Lancet që paralajmëronte se strategjia mund të lejonte zhvillimin e varianteve rezistente ndaj vaksinës.

Një këshilltar i qeverisë së Zelandës së Re i tha samitit se ai dhe kolegët e tij ishin të surprizuar për hapat e ndërmarrë në Angli.

“Në Zelandën e Re gjithmonë kemi kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar kur bëhet fjalë për ekspertizë shkencore, ndaj vendimi është kaq i jashtëzakonshëm sa nuk po ndjek as parimet themelore të shëndetit publik,” tha Michael Baker, profesor i shëndetit publik në Universitetin të Otagos dhe një anëtar i grupit këshillues teknik të ministrisë së shëndetësisë të Zelandës së Re për Covid-19.

Të tjerët paralajmëruan se vendimi i qeverisë britanike do të imitohej edhe nga autoritetet diku tjetër.

“Ajo që kam frikë është se disa nga vendet do të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar,” tha Dr William Haseltine, një ish-studiues i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe një studiues i AIDS që kryeson Access Health International, një Neë York -tinktink.

Shifrat e të infektuarve me Covid në MB janë në nivelin më të lartë në gjashtë muaj sipas shifrave të qeverisë dhe numri i njerëzve në spital dhe që vdesin me Covid janë në nivelin e tyre më të lartë që nga marsi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 1.200 ekspertë boris johnson 1.200 ekspertë boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 18:27

BRITANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet federale të 26-shtatorit, duke u larguar kështu nga skena politike përfundim...