Bota

Albin Kurti në festivalin e Kanës, publikon foto me vajzën dhe bashkëshorten, opozita ‘sytë’ tek fustani i të

16 Korrik 2021, 19:45 Nga DOSJA
Albin Kurti në festivalin e Kanës, publikon foto me vajzën dhe

FRANCË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa ka vizituar në Francë në festivalin e filmit në Kanës. Kurti shfaqet me vajzën dhe gruan e tij më tapetin e kuq, ndërsa shkruan për filmin “Pa vend” nga Kosova, për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren,”- ka shkruar Kurti.

Por në Kosovë situata nuk është e mirë. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar pas publikimit të fotos, duke zbuluar se fustani që i mban veshur e bija kushton jo më pak se 490 dollarë.

Fustani i përket shtëpisë së modës së Lirika Matoshit, një shqiptare në Amerikë, e cila njihet për çmimet e kripura të krijimeve.

(k.m/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti ne kane albin kurti albin kurti ne kane

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 19:36

KOSOVË-Një polic mbikqyrës, i cili ka menaxhuar të gjutha veprimet e efektivëve të tjerënë protestën e sotme në Kosovë, është pezulluar nga detyra pasi ka ...

Bota 16 Korrik 2021, 18:27

BRITANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë përsëri në zgjedhjet federale të 26-shtatorit, duke u larguar kështu nga skena politike përfundim...