Komisioni Evropian hedh në gjyq Italinë: Nuk ka respektuar parimin themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit
BRUKSEL-Komisioni Evropian ka çuar Italinë në gjyq, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg, për mos deklarimin e të dhënave në lidhje me terrorizmin.
Italia ka thyer një ndër rregullat e vendosura nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm të BE në vitin 2008 për të forcuar bashkëpunimin gjyqësor midis vendeve anëtare, të cilat Brukseli i konsideron “një mjet themelor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit”.
Rregullat në fjalë bëjnë të mundur që vendet anëtare të shkëmbejnë shpejt informacionin mbi ADN-në, gjurmët e gishtave dhe të dhënat e regjistrit kombëtar të automjeteve, duke lejuar prokurorët dhe policinë të identifikojnë të dyshuarit dhe të krijojnë lidhje midis çështjeve penale në të gjithë BE-në.
Komisioni kishte nisur një procedurë shkeljeje tashmë në 2011, kur shkëmbimi i informacionit u bë funksional, dhe pasi nuk mori asnjë përgjigje në 2017, kaloi në hapin e dytë, duke dërguar kërkesën që Italia të detyrohet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ligjore.
Pas hetimeve të përsëritura mbi përparimin e bërë nga vendi në përmbushjen e detyrimeve të tij, “vihet re se deri më sot Italia ende nuk lejon vendet e tjera anëtare të kenë qasje në të dhënat e saj në lidhje me ADN-në, gjurmët e gishtave dhe regjistrimin e automjeteve”, citohet Komisioni Evropian.
Çështja tani i është dorëzuar gjykatës së BE, e cila mund të vendosë gjoba nëse qeveria nuk vepron shpejt.
(E.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Ndodh për herë të parë! Një grua i bashkohet forcave speciale të Marinës Ushtarake, e vetmja që përfundoi me sukses kur
SHBA-Një marinare femër është bërë e para e cila ka përfunduar me sukses kursin e lodhshëm 37-javor për tu bërë pjesë e ekuipazhit të një anije luftarake ‘Sppec...
“Pandemia e të pa-vaksinuarve”/Varianti Delta mbizotërues në të gjithë botën, zyrtarët amerikanë: Po nxit rritjen e
SHBA– Varianti Delta i Covid-19 po dominon në të gjithë botën. Ky varian është shkaktari i rritjes së numrit të viktimave në SHBA, ku po ‘goditen’ kryesisht të ...
Çfarë e ardhme na pret? Parashikimet e “The Economist”, RREZIQET që i kanosen njerëzimit…
I nxehti ekstrem (Viti 2041)Në verën e vitit 2041, një valë e vazhdueshme e të nxehtit ekstrem prek një pjesë të Indisë për 3 javë rresht, me temperatura që shk...
Detajet shtojnë MISTERIN! Përdhunimi i 19-vjeçares në Greqi, flet BABAI: Mbante shumë para me vete, edhe kokainë. E kam ta
GREQI– Ditën e sotme ka dhënë dëshmi në Gjykatë babai i 19-vjeçares në Greqi, e cila pretendon se u dhunua seksualisht nga ky i fundit që kur ishte 11 vj...
LGBTQ: BE fillon procedurat ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë
BE fillon ndaj Polonisë dhe Hungarisë procedura panale për shkelje të marrëveshjeve evropiane dhe diskriminimin e komunitetit LGBTQ.Komisioni i BE inicioi hapa ...
OBSH propozon mision të ri në Kinë për origjinën e koronavirusit: Kërkojmë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Vuh
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten një fazë të dytë të studimeve për origjinën e koronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e labo...
Rihapet ‘perla pariziene’! E mbyllur në periudhën më të gjatë për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, ‘
FRANCË– Ditën e sotme është rihapur kulla Eiffel pas 9 muajsh mbyllje nga pandemia, koha më e gjatë që pika turistike qëndroi e mbyllur që nga Lufta ...
Përmbytje katastrofike në Belgjikë, regjistrohen 20 viktima, po i njëjti numër personash rezultojnë të zhdukur
BELGJIKË-Përmbytjet katastrofikë në shtetet e Evropës Perëndimore i kanë marrë jetën shumë personave ku në Belgjikë numri total i viktimave arriti në 20 de...
Protesta në Kosovë për ‘tiketat ngjitëse’/ Policia arreston me dhunë aktivistët, pamjet janë aq ‘brutale’ sa i fs
KOSOVË– Ditën e sotme janë zhvilluar protesta në Kosovë për kundërshtimin e taksës prej 5-eurosh për tiketën ngjitëse në automjet dhe dhënien e tende...