Bota

Detajet shtojnë MISTERIN! Përdhunimi i 19-vjeçares në Greqi, flet BABAI: Mbante shumë para me vete, edhe kokainë. E kam ta

16 Korrik 2021, 17:17 Nga DOSJA
Detajet shtojnë MISTERIN! Përdhunimi i 19-vjeçares në

GREQI– Ditën e sotme ka dhënë dëshmi në Gjykatë babai i 19-vjeçares në Greqi, e cila pretendon se u dhunua seksualisht nga ky i fundit që kur ishte 11 vjeç. Protothema raporton se babai i vajzës ka thënë se efektivi i policisë Dimitris Bougioukos, i jepte para vazhdimisht vajzës. Ai i kishte parë vajzës 400 euro në çantë si dhe numra telefoni dhe karta taksish. Babai i vajzës ka dëshmuar se ishte bërë kuroz rreth kësaj gjëje dhe i kërkoi të birit ta gjente personin me të cilin shoqërohej e motra. Pas një dite ai e takoi policin, i cili ishte treguar agresiv kundrejt tij por i kishte pranuar se e donte 19-vjeçaren.

Më pas, babai i 19-vjeçares rrëfeu se e bija i kishte treguar se personi që i jepte para ishte ‘Daniele’ dhe me ato para ajo do të ndërtonte për të një ‘makineri’. Pasi i ka kontrolluar dhomën babai i ka gjetur edhe një listë me emra dhe mosha të ndryshme madje edhe hashash. Ai tha se i gjeti edhe një substancë që nuk e dinte çfarë ishte por më vonë mësoi se ishte kokainë. Por nuk ka thënë asnjë fjalë për akuzat që e bija ka ngritur ndaj tij me pretendimin se e përdhunonte. 

Ngjarja ka ndodhur me 11 korrik, ku një 19 vjeçare paditi një efektiv policie i cili kishte abuzuar seksualisht për një kohë të gjatë me të, por për arsye se ai e kishte kërcënuar se do i bënte keq familjes, vajza kishte nguruar ta tregonte ngjarjen në polici. Ka dyshime që policia ishte në dijeni të kësaj ngjarje, pasi edhe pas padisë së 19-vjeçares, policia nuk e arrestoi direkt por pas 24-orësh. Ka dyshime se me ngjarjen ka lidhje dhe po kërkohet për ndonjë gjurmë të shqiptares së zhdukur, Artemis Vasili, e cila është zhdukur prej muajit tetor. Dyshohet se shqiptarja po mbahet gjithashtu peng për t’u shfryëzuar si punonjëse seksi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni dimitris bougioukos perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi dimitris bougioukos perdhunimi i 19 vjeçares ne greqi

Sondazh

Poll