Aktualitet

Mungesa e ujit të pijshëm, banorët e Krujës dalin në protestë: Para zgjedhjeve na u premtua ujë 24 orë!

16 Korrik 2021, 13:10 Nga DOSJA
Mungesa e ujit të pijshëm, banorët e Krujës dalin në

KRUJË– Mungesa e ujit të pishëm prej ditësh ka bërë që banorët e Krujës të dalin në protesyë. Problemi me ujin e pishëm bëhet më i vështirë nga temperaturat e larta.

Banorët kanë kërkuar nga bashkia dhe nga kryeministri Rama zgjidhjen e këtij problemit, duke kujtuar se në prag të zgjedhjeve, atyre iu premtua ujë 24 orë.

Protesta është zhvilluar në sheshin para institucionit të bashkisë ndërsa banorët paralajmërojnë se do të vijojnë sërish protestat nese nuk rregullohet gjendja.

Burime nga bashkia Kruje bëjne me dije se shkak për mungesën e ujit janë bërë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe se po punohet ne riparimin e saj. Protestes i është bashkuar dhe deputetja e zgjedhur, Merita Bakiu.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banorët e krujës në protestë banorët e krujës në protestë

Sondazh

Poll