Aktualitet

“E do peshkun të shtrenjtë ajo”/Ish-zv.ministrja Rovena Voda shkoi vetë në Durrës për të marrë arkën bashkë me sho

15 Korrik 2021, 11:02 Nga DOSJA

TIRANE- Ish-zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda ka udhëtuar vetë nga Tirana në Durrës më 6 mars 2020 për të marrë arkën me peshk dhe telefonin Samsung që iu dhanë nga Florida Beu në këmbim të një vendi pune në ministri. Në dosjen e SPAK, e siguruar nga Dosja.al, janë të regjistruara takimet dhe bisedat e tri grave gjatë kësaj periudhe. SPAK pohon se është provuar se Voda e ka marrë telefonin dhe arkën me peshk, pasi ka shkuar vetë në Durrës bashkë me shoferin e saj personal. Telefoni përkon me festën e grave që është 8 marsi.

Përgjimet e SPAK:

Majlinda: Jo, ja do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdek ajo punë edhe po se dhe ti e di unë ajo ja jap nga xhepi im unë.
Florida: A janë për tu dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë.
Majlinda: Prit njëherë, ta bëj se nuk jepen t gjitha për njëherë, telefonin për “8 mars”, ishte shumëë tha ajo e dëgjove, e dëgjove dhe për peshkun që i thashë unë, peshk deti të shtrenjtë.
Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait t’ja bëj tamam, i shkon te 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është lirë?
Më 28.02.02
Florida: Unë të thashë ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë njëmishen shkoj me vrap ajo atje.
Majlinda: Shumë keni dhënë
Florida: Kështu që prandaj thashe unë
Majlinda: E… te Rogner
Florida: Telefonin e du tha ajo nuk dua iPhone, dua këtë
Majlinda: S’du me Albanën tha
Florida: Edhe Albanës jo tha vetëm me mua, me demek mi jepni mua ato që deshët me i dhënë Albanës
Majlinda: Në rregull i thashë unë, neve ty duam ti japim
Florida: Ajo e tha troç
Majlinda: Edhe arkën e peshkut do ja çojmë
Florida: Po dy, jo.

“Më datë 28.02.2020, Florida Beu dhe Majlinda Hasani janë takuar sërish me Rovena Vodën në institucionin e Ministrisë, konfirmuar ky fakt nga libri i hyrje daljes.

Më 6 mars rreth orës 17:16, Florida Beu, Majlinda Hasani dhe Rovena Voda u takuan në një lokal në Durrës. Nga pamjet rezulton se “në këtë takim Majlinda Hasani nxjerr një kuti nga çanta e Florida Beut dhe ia jep Rovena Vodës. Majlinda Hasani nxjerr nga kutia një aparat telefoni celular dhe ia jep shtetases Rovena Voda, e cila e merr në dorë dhe e shikon për disa sekonda. Në përfundim të takimit, Rovena Voda e merr kutinë së bashku me çantën dhe largohet .

Pasi dalin nga lokali shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani bashkë me Rovena Vodën, hipin në makinën që drejtohej nga shoferi dhe kanë marrë një arkë me peshk”.-thuhet në dosjen e SPAK. 

Lajmi kryesor: Ish-zv/ministrja Rovena Voda del para GJKKO, u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit, motër e vëlla të përfshirë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu majlinda hasani rovena voda rovena voda ne gjkko florida beu majlinda hasani rovena voda rovena voda ne gjkko

Sondazh

Poll