Aktualitet

“Kaloi lumin të q…. kalin”/ Dosja me përgjimet e Rovena Vodës, avokatja nga Durrësi ‘gati’ për të marrë kredi p

15 Korrik 2021, 10:16 Nga DOSJA

TIRANE- Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë hetimore për ish-zv/ministren Rovena Voda dhe dy avokatet Florida Beu dhe Majlinda Hasani. Në dosje janë të rreshtuara bisedat e Floridës me të ëmën, Nerenzën ku flitet sesi Rovena Voda ka marrë zarfin me 1 mijë euro, ndërsa Majlinda Hasani dhe vajza bisedojnë për telefonin. Në një përgjim të datës 28 shkurt 2020, Florida Beu shfaqet e gatshme për të marrë një kredi për të blerë një telefon të llojit Samsung që varion nga 800-900 euro që ia ka kërkuar Voda, ndërsa “pendohet” dhe pret që këto para t’ja japë Gerti në fundjavë.

Përgjimet e plota:

Florida: Si ka pa se ishte zarfi i mbyll
Nerenza: Kur ka vajt shpi them.
Florida: Tani të shohim ça do bëjë, prandaj them që duan lek se pa lek nuk të bën njeri gjë një dy mijë euro duhet tja kishim fut, unë kun kam tani ti jap, i tha Majlinda, ajo tjetra do ketë kafe veç, kështu që shko ballë hapur te ajo se do ta ketë veç.
Nerenza: kush i tha?
Florida: Majlinda pra kësaj se atë tjetrën e ka kap veç demek nuk e ka me këtë taten.
Nerenza: E kuptova
Florida: Duhet lek
Nerenza: Ta kishte dit të kishe marr një mijë euro borxh. Te ai që merr, Majlinda e t ‘ja kishe fut dy mijë asaj.
Florida: Majlinda tha edhe një mijë janë shumë, po kur pa që e mori ajo se tha ti fusim një 500.
Nerenza: Ngeli si m… ti thoshe i di unë këto punë, po tha nai shpresë?
Florida: Do flasim më vonë.
Nerenza: Po ça janë këto, si e ka emrin kjo?
Florida: Rovena
Nerenza: Po mbiemrin?
Florida: Ja harrova. Pa lekë mam nuk bën dot gjë.
Nerenza: Akoma s’ka kthy përgjigje?
Florida: Jo.

Majlinda: E more vesh ti që më shkruajti Rovena mua?
Florida: E pra atë mesazhin që më solle
Majlinda: E lexove?
Florida: QË të tha do të të shkruaj unë do të të them unë për orën
Majlinda: I Thashë unë mbas orës 4 se jam në Tiranë unë
Florida: E mirë ok, se atëherë e mbaron ti takimin
Majlinda: Po në atë orë, çke ti do të them unë pastaj që të vij të më marrësh ti mua aty, edhe atje ddo ti themi që ne sdo ta lejmë me kaq, atje do ti themi edhe për arkën e peshkut, atje do ti themi të gjitha dakord.
Një ditë më pas zhvillohet biseda tjetër

Florida: Hej: Po sikur ti sajojmë ato lekët se unë kam këto 600 ndollarë, këtu i thyejmë dhe i bëjmë lekë shqiptare.
Majlinda: Ëhë
Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsungu që tha kjo se aq janë ato te 800-900, pse ta marr me kredi unë, se kismet në fundjavë Gerti ishalla më sjell nai një mishe ti heq vetë unë që t’ja jap këtij.
Majlinda: Prit njëherë
Florida: T’ja heq se ato për tu dhënë janë, të rri e qetë pastaj.
Majlinda: Goce prit njëherë ato jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin e të emërohesh, dakord ëëë.
Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna se ajo pastaj thotë do hedhi lumin kjo të q… kalin.

Lajmi kryesor: Ish-zv/ministrja Rovena Voda del para GJKKO, u zbulua në dosjen e prokurorit të Kukësit, motër e vëlla të përfshirë në korrupsionin e zyrtarëve të lartë (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu majlinda hasani nerenza beu rovena voda rovena voda ne gjkko florida beu majlinda hasani nerenza beu rovena voda rovena voda ne gjkko

Sondazh

Poll