Aktualitet

Mjekët nga Gjermania përkrahin kolegët e tyre në Shqipëri: T’iu jepet paga minimale 1500 euro, i kemi dërguar kërkesë

15 Korrik 2021, 10:22 Nga DOSJA
Mjekët nga Gjermania përkrahin kolegët e tyre në

TIRANË– Mjekët shqiptarë që prej vitesh ushtrojnë profesionin e tyre në Gjermani, kanë përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri të cilët protestuan sot para QSUT të pakënaqur me pagat e tyre mujore dhe thanë se kanë dërguar një shkresë Bashkimit Europian në mënyrë që të marrin një përgjigjie pozitive pasi nuk ja dalin dot të mbulojnë shpenzimet mujore.

Në një deklaratë për mediat, mjekët i kërkojnë qeverisë të garantojë paga dinjitoze si dhe garantimin e kushteve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetin e mjekëve dhe të hyjë në fuqi ligji që miraton rritjen e pagës së tyre minimale në 1500 euro.

Një nga mjeket shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta u shpreh se përvecse i kanë dërguar shkresë Bashkimit europian.

“Kjo kërkesë i është dërguar Bashkimit Europian dhe ne po bashkëpunojmë edhe me një media të huaj të quajtur EuroNeës duke shprtesuar që ky ligj të hyjë në fuqi në parlament. Të zbatohet kërkesa jonë për pagën minimale 1500 euro për mjekët shqiptarë”– u shpreh Meta.

 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elona meta mjekët në proteste elona meta mjekët në proteste

Sondazh

Poll