Aktualitet

Iu kërkua llogari për shitjen e apartamentit te kolegu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

15 Korrik 2021, 10:30 Nga DOSJA
Iu kërkua llogari për shitjen e apartamentit te kolegu, KPK konfirmon

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Isa Jata.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 13 korrik u evidentuan një sërë gjetjesh në kriterin e pasurisë, që përfshinin barrë prove për një kontratë për blerjen e një apartamenti në Golem nga një koleg prokuror dhe mënyrën se si Jata i kishte deklaruar kursimet.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Trupa që hetoi Jatën kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Alma Faskaj dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

BIRN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet isa jata isa jata

Sondazh

Poll