Aktualitet

U ndalua për një kontroll rutinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali, ofendoi, kërcënoi dhe dhunoi agjentët e polic

15 Korrik 2021, 10:13 Nga DOSJA
U ndalua për një kontroll rutinë, arrestohet 32-vjeçari

ITALI– Policia e Shtetit në Itali arrestoi një 32-vjeçar shqiptar për rezistencë, dhunë, kërcënimi ndaj një zyrtari publik dhe dëmtim të rëndë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku pak para pesë në zonën e Bassette, një polic i Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Shpëtimit Publik të Selisë së Policisë Ravenna, ndaloi për kontroll makinën në të cilën udhëtonte i vetëm shqiptari.

Gjatë kontrollit 32-vjeçari përdori fraza fyese ndaj policëve duke treguar një agresion të theksuar verbal, i cili rezultoi në një debat të shkurtër të ndërprerë menjëherë nga agjentët dhe gjatë së cilës u dëmtua një pajisje radio portative e policisë.

Ai u shoqërua në stacionin e policisë ku ai u identifikua plotësisht si një shtetas shqiptar 32-vjeçar, i njohur për policinë. Menjëherë u arrestua për krime të rezistencës, dhunës,  kërcënimit ndaj një zyrtari publik dhe dëmtimit të rëndë.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua këtë mëngjes, Gjykata e Ravenna vërtetoi arrestimin dhe në pritje të gjykimit të caktuar në 5 Tetor, urdhëroi arrest shtëpiakt dhe masën e detyrimin për të qëndruar në Bassano Bresciano.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali per dhune arrestohet shqiptari ne itali per dhune

Sondazh

Poll