Aktualitet

U kap me kanabis, e reja në Tiranë kundërshton me dhunë efektivët e policisë, më pas dëmton derën e paraburgimit

15 Korrik 2021, 10:05 Nga DOSJA
U kap me kanabis, e reja në Tiranë kundërshton me dhunë

TIRANË– Një e re 21-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për tre vepra penale. Siç bën me dije policia, gjatë kontrollit fizik, asaj iu gjet një sasi lënde kanabis dhe për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë. Më pas, pas shoqërimit nga efektivët, ka dëmtuar derën e paraburgimit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetases Xh. A., 21 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis. Kjo shtetase, për të shmangur shoqërimin, ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë së Rendit Publik dhe ka dëmtuar derën e dhomave të shoqërimit.   

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 21-vjeçarja ne tirane policia e tiranes arrestohet 21-vjeçarja ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll