Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, qëlluan nga një makinë në lëvizje, detaje nga Policia

14 Korrik 2021, 20:41 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, qëlluan nga

KOSOVË– Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar  në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë me dije për mediat se dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga një makinë në lëvizje. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 dhe Policia e Kosovës ka nisur nga puna për kapjen e personave që kanë qëlluar. 

“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasur shkrepje arme. Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin,”- u shpreh Borovci për Gazetën Express.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron borovci. kosove policia e kosoves te shtena ne prishtine agron borovci. kosove policia e kosoves te shtena ne prishtine

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 19:34

TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas heti...