Aktualitet

ME VIDEO/ Nervozizmi e mori ‘në qafë’! Qeni i zbulon 70 mijë euro në makinë të riut shqiptar, në banesë iu g

14 Korrik 2021, 19:43 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Nervozizmi e mori ‘në qafë’! Qeni i zbulon 70

ITALI– Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën në makinë 70 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar për një kontroll rutinë të riun, i cili në momentin kur iu kërkua që të ndalonte shfaqi shenja nervozizmi duke ngjallur dyshime.

Kështu që efektivët vendosën që të ushtronin kontrolle më të detajuara me një qen anti-drogë, që zbuloi shumën e parave në makinë, të cilat ishin fshehur në kroskot.

Ndërsa në banesën e tij, në Cardano të Italisë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 1 kg e 450 gr kokainë dhe 3 kg e 400 gram hashash. Sasi lënde narkotike që ai e kishte fshehur në lavatriçen e shtëpisë. Bashkë me drogën, të riut iu gjetën edhe 23 mijë euro.

Sipas përllogaritjeve, nëse droga do të dilte për shitje në treg, do të kapte vlerën e mbi 200 mijë eurove. Aktualisht, shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 19:34

TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas heti...