Aktualitet

Policia kontrolle cep më cep: Kudo ka radarë dhe kamera, s’kemi për qëllim gjobën por…

14 Korrik 2021, 20:27 Nga DOSJA
Policia kontrolle cep më cep: Kudo ka radarë dhe kamera, s’kemi

ELBASAN– Policia e Shtetit ka ndarë në faqen e saj zyrtare foto nga kontrollet në Elbasan, duke bërë apel për kujdes në drejtimin e mjetit.

Efektivët apelojnë që automjetet të mos ecin me shpejtësi pasi kudo ka radarë, kamera dhe policë apo makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Ndërsa shtojnë se nuk kanë për qëllim që të vendosin gjoba por të sigurojnë qarkullimin në rrugë. 

NJOFTIMI I PLOTË

Elbasan Mos shpejtoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina policie e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve. Aspak qëllim gjoba, vetëm e vetëm siguria e jetës në rrugë. Rrespekto rregullat e qarkullimit, mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e shtetit elbasan policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 19:34

TIRANË– Administratori i një prej kompanive të përgatitjes së uniformave të Policisë së Shtetit, D&E Shpk, Ismail Kadiu, ka reaguar publikisht pas heti...