Aktualitet

Kush është Florida Beu? Avokatja 30-vjeçare me 5 super biznese, karburante e kompani peshku, MISTER pse ëndërronte të fill

14 Korrik 2021, 18:59 Nga DOSJA
Kush është Florida Beu? Avokatja 30-vjeçare me 5 super biznese,

TIRANË– Zbulohen detaje lidhur me identitetin e Florida Beut, e reja që kërkonte me doemos një vend punë si punonjëse civile, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Florida Beu, është një avokate dhe biznesmene në Durrës, e cila prej vitit 4 korrik 2019 menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”.

“Ora News”, në një artikull shkruan se Beu është bërë aksionere në kompani pas largimit të nënës së saj, duke shpjeguar kështu edhe arkat me peshk që i kishin dërguar në shtëpi, asokohë zv.ministres së Brendshme, Rovena Voda. Këtë vit,  në 9 qershor 2021, Florida Beu, është bërë pronare me 50 përqind të aksioneve tek kompania “AuraFish” në Durrës pasi bleu aksionet tek biznesmeni nga Elbasani, Emiljan Leka. TË gjithë vetëm për 250 mijë lekë të vjetra.

Por nuk mbaron këtu! Florida Beu rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit, i cili quhet “Beu-Oil” dhe ka depozitat e naftës, brenda autoritet portual të Durrësit. Florida Beu është në këtë kompani në cilësinë e administratores dhe pronares me 50 për qind të aksioneve. Ndërsa pjesën tjetër të aksioneve e menaxhon, i afërmi i saj, Klaudio Beu.

Kjo kompani është hapur në 7 gusht 2020 në qytetin e Durrësit, ndërsa paralelisht ajo punonte edhe si avokate në Durrës. Por edhe pse kërkonte punë në shtet, ajo rezulton pronare edhe një pikë tjetër karburantinë Rrashbull të Durrësit, i regjistruar me emrin “Harizi Petrol” dhe zotërohet plotësisht me 100 për qind të aksioneve nga vajza 30-vjeçare Florida Beu.

Lind pyetja, kur ka kaq shumë biznese në emrin e saj, operon si avokate, pse e ka pasur kaq të domosdoshme një punë në Ministri? Çfarë luhet pas kësaj kerkesë?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu gjkko arrest per rovena voden rovena voda florida beu gjkko arrest per rovena voden rovena voda

Sondazh

Poll