Dokumentacioni tatimor ekzistues/ Do të vijojë deri në 31 gusht edhe pse ka nisur faza e dytë e fiskalizimit
14 Korrik 2021, 18:21Nga DOSJA
Megjithëse fiskalizimi ka nisur fazën e dytë më 1 korrik për 34 mijë biznese të gjithë vendin dhe shumë subjekte po bëheshin gati për sistemin e ri të faturimit, përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri më 31 gusht 2021.
Përmes një njoftimi zyrtar, Administrata Tatimore sqaron se tatimpaguesit mund të bëjnë tërheqjen e dokumentacionit pranë Drejtorive Rajonale ku subjektet janë të regjistruara deri më datë 15 gusht 2021.
Subjektet që kanë implementuar fiskalizimin do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara e në rast të problemeve teknike që mund të ndeshin gjatë procesit, mund të pajisen pranë drejtorive rajonale për pajisjen me dokumentacion tatimor. Vetëm pak ditë më parë Parlamenti miratoi Aktin Normativ për mosaplikimin e penaliteteve për bizneset për fiskalizimin deri në fund të këtij viti, e me gjithë lehtësitë kjo masë u cilësua e pamjaftueshme nga përfaqësuesit e biznesit të vogël e të mesëm që i qëndrojnë kërkesës së tyre për shtyrje të fazës së tretë të fiskalizimit.
Këto lehtësi vijnë në një moment kur Administrata Tatimore është e vendosur të çojë përpara reformën e fiskalizimit, duke e bërë të paqartë situatën për sipërmarrjen e cila prej fillimit ka kërkuar kohë për implementimin e këtij procesi, veçanërisht pas pandemisë Covid-19.
Faza e tretë e fiskalizimit biznes-konsumator për transaksionet me para në dorë pritet të nisë zbatimin më 1 shtator 2021.
Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Prej më shumë se dyjavësh qyteti i Peqinit ishte i mbuluar nga tymi i plehrave të landfillit illegal.Tonelatat e e plehrave të bashkisë së Peqinit dhe të Rrogoz...
TIRANË– Ish-zv/ministrja e Rovena Voda, e cila akuzohet se ka marrë para në këmbim të punësimeve në ministrinë e Brendshme, është zbuluar rastësisht ...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka komentuar incidentin e ndodhur mes të moshuarës dhe efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës. Teksa ka ndarë videon ...
TIRANË– Një punonjës ndërtimi ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital. 55-vjeçari me iniciale D.Q., ndodhet nën kujdesin ...
Aktualitet14 Korrik 2021, 16:08
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se ditën e premte, ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari kishtëe...
GREQI- Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar, ku Policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, du...
ITALI- Një shqiptar është prangosur nga Policia italiane. Ai ishte duke udhëtuar mbi një scooter, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e policisë financiare, ka qën...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë lajmërimin për të gjithë shoferët që do të qarkullojnë nesër në aksin Tiranë-Elbasan. Në këtë aks do të fillojë ...