Aktualitet

Pallati problematik në Gjirokastër, në vjeshtë nis ndërhyrja, 15 familje në rrezik nga rrëshqitja

14 Korrik 2021, 12:55 Nga DOSJA
Pallati problematik në Gjirokastër, në vjeshtë nis

GJIROKASTËR– Në vjeshtë pritet të fillojë ndërhyrja për ndërtimin e pritës mbrojtëse pranë pallatit 5-katësh në lagjen “ Punëtori” në Gjirokastër.

Shtrati i rrëshqitjes që ka ardhur duke u zgjeruar me vitet dhe riaktivizohet në kohë me reshje ka nxitur shpesh diskutime për evakuimin e mundshëm të banorëve.

Fondi prej 64 milionë lekësh të reja financuar nga qeveria shqiptare do të zbatohet përgjatë katër muajve dhe do të stabilizojë kodrën ku është vendosur pallati me mure mbrojtëse dhe pilota betoni.

Janë 15 familje të pallatit 5-katësh dhe banorët e një vile 2-katëshe që rrezikohen nga rrëshqitja ndërsa një tjetër vatër aktive shumë kritike rrëshqitjeje në Gjirokastër në lagjen Kodra e Shfufit u stabilizua me të njëjtën metodë. Edhe banorët e një kompleksi banesash karakteristike në lagjen Cfakë të vendosura buzë një përroi që rrezikojnë prej vitesh rrëshqitjen presin ndërhyrjen prej projektit të by passit të Gjirokastrës që do të kalojë buzë përroit dhe parashikon stabilizimin edhe të rrëshqitjes.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pallati ne gjirokaster pallati ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 11:31

TIRANË–Gjykata e Tiranës dënoi sot me 15 vite burg ish-policin e Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e të riut Klodian Rasha, më 8 dhjetor 2020...