Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk janë të rrezikuar nga varianti Delta

14 Korrik 2021, 11:55 Nga DOSJA
Epidemiologu Alimehmeti: Ata që e kanë kaluar Covid-19 nuk janë

TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar se rreziku për personat të cilët e kanë kaluar Covid-19 për t’u infektuar me variantin Delta është shumë i ulët, krahasur me personat të cilët nuk janë të imunizuar.

I ftuar në emsionin“Ditë e Re”, Alimehmeti u bëri thirrje të gjitjë personave të cilët nuk e kanë kaluar Covid-19, të vaksinohen, në mënyrë që të jenë sa më të mbrojtur nga varianti që ka një transmetueshmëri 40% më të lartë se variant britanik.

Do zhduket shumë shpejt emërtimi Delta. Po ta shohim të gjithë  variantet e Covid-19, kanë të njëjtat mutacione dhe diskutimi është  kombinimi i tyre. Ky quhet fenomeni homoplazik, homoplazia janë mutacione konvergente. Ndryshe nga Sars,  kjo ka vdekshmëri shumë të ulët, dhe kjo ka ardhur duke rënë me kalimin e kohës, por transmetueshmëria ka qenë shumë e lartë. Kur flasim për risk relativ ky risk ka filluar duke rënë. Kur flasim për risk absolute, sepse 2%  2000 personave i bie 20 njerëz, por 0,3% e 1 milionë vetëve i bie shumë më tepër. Prandaj duhet t’i marrim parasysh të dyja. Risku personal shihet te relativi.Sipas një studimi  variant Delta është 40% më i transmetueshëm, por nga krahu tjetër simptomat janë shumë më të lehta dhe deri diku ndryshe nga variantet e tjera. Varianti britanik ishte në qarkullim kur nuk ishte vaksina, ishte në qarkullim kur numri i personave që e kishte kaluar ishte më o vogël. Ka disa elemente që ne duhet t’i shohim më me kujdes. Varianti Delta nuk ka risk ekstra për personat që e kanë kaluar më parë. Pasojat nga varianti Delta janë shumë të rralla. Personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin, duhet të vaksinohen. Mbrojtja nga një dozë vaksine nuk është se nuk ekziston, por është shumë e ulët, në krahasim me atë çka dëshirojmë, por mos të harrojmë që mbrojtja është më e madhe me dy doza. Pra rruga është vaksinimi.”, tha mjeku.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehemeti varianti delta ilir alimehemeti varianti delta

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 11:31

TIRANË–Gjykata e Tiranës dënoi sot me 15 vite burg ish-policin e Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e të riut Klodian Rasha, më 8 dhjetor 2020...