Aktualitet

“Leku e hedh ujin përpjetë”/ Zbardhet DOSJA, Rovena Voda u filmua nga SPAK kur mori 1 mijë euro, 1 telefon dhe 1 arkë me

14 Korrik 2021, 11:57 Nga DOSJA
“Leku e hedh ujin përpjetë”/ Zbardhet DOSJA, Rovena Voda u

TIRANË– SPAK ka qënë duke hetuar një tjetër dosje, kur në gjurmët e saj ra Rovena Voda, ish zv.ministre e Brendshme. Hetimet për këtë çështje kanë nisur që në vitin 2019  Sipas burimeve hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019 e me pas çështja u veçua sipas hetimeve. Sipas SPAK, nga hetimi dhe përgjimet ka rezultuar se Voda i kishte premtuar Florida Beut ta punësonte si specialiste në Ministrinë e Brendshme, duke i marrë njëherë shumën prej 1 mijë eurosh, më pas një telefon dhe një arkë me peshk,

ÇFARË U ZBULUA:

-Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku. Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste.

“Shefe nuk e bëj dot, por do ta rregulloj si specialiste”, ka thënë ajo nga ana tjetër e celularit.

Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pasi dalin nga takimi me Vodën në shkurt 2020, Florida Beu i drejtohet avokates Majlinda Hasani: “Më ngeli mendja, mos duhet të jepnim më shumë, të na vendoste në një vend të hajrit.” Avokatja ia kthen duke i thënë se tashmë Rovena Voda i përgjigje menjëherë, jo si më parë që vononte 2-3 ditë, pasi “Leku e hedh ujin përpjetë”.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefoni. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.

Çfarë u bë dje?

Dje Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “fletëarrestin” ish-zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës. I gjithë operacioni është zhvilluar në heshtje, aq sa brenda ditës, edhe GJKKO ka caktuar masën e sigurisë. Për ish-zv.ministren dhe dy persona të tjerë, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”. Ne njoftimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shkruhet se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko arrest per rovena voden rovena voda gjkko arrest per rovena voden rovena voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Korrik 2021, 11:31

TIRANË–Gjykata e Tiranës dënoi sot me 15 vite burg ish-policin e Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e të riut Klodian Rasha, më 8 dhjetor 2020...