Aktualitet

14 Korrik 2021, 11:31 Nga DOSJA

TIRANË–Gjykata e Tiranës dënoi sot me 15 vite burg ish-policin e Forcave Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj për vrasjen e të riut Klodian Rasha, më 8 dhjetor 2020, në zonën e Laprakës në kryeqytet. Vendimi u mor pas një procesi të gjatë që vazhdoi për gati 8 muaj. Falë gjykimit të shkurtuar, ish-polici do të vuajë 10 vite burgim për shkak të uljes me 1/3 e dënimit.

Edhe në seancën e sotme, i riu Hajdaraj i kërkoi ndjesë familjes dhe deklaroi se është i penduar për atë që ndodhi. Por përballë kërkimit të faljes, një deklaratë e fortë u bë nga babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha. Jashtë dyerve të gjykatës, ai falenderoi mediat që sipas tij, falë tyre u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. 

“Do vijë momenti që do ti themi a gjëra. Sot është momenti. Dua tju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e fundit, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet.

Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie. Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.Pavarësisht alibisë, ngjarjes, tragjedisë, arriti deri aty sa viktima të marrë pozicionin e kriminelit dhe krimineli me petkun e viktimës.

Është një ngjarje që ka tronditur jo vetëm themelet e familjes sime, por të m barë shoqërisë, por edhe shtetit. Kjo njollë e zezë nuk do i hiqet. Mesazhi im një, fëmija im ik, u varros, por fëmija juaj, gjaku është njëlloj si i të gjithëve.Mendoja që me këtë rast të shërbejë një shembull për këta që janë gjallë, të shërbejë si simbolikë që edhe ju kini kujdes ruajini fëmijët tuaj.Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet.Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Por gjykata e rrëzoi kërkesën e palës mbrojtje duke pranuar pjesërisht pretencën e prokurorisë që kërkoi 20 vite burgim. 

Si ndodhi vrasja?

Më 8 dhjetor 2020, në kulmin e pandemisë COVID19 në Shqipëri, pas mesnatës, në zonën e Laprakës, polici i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun Klodian Rasha, pasi ky i fundit nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Hajdaraj u arrestua menjëherë dhe ndaj tij nisi procesi i gjykimit, ndërkohë që vrasja hapi një valë zemërimi ndaj qeverisë dhe ish-ministrit të asaj kohe, Sandër Lleshaj. Për ditë me radhë, qindra të rinj, pa lidhje me partitë politike protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshajt, e cila erdhi disa ditë pasi përplasjet degjeneruan në shkatërrim dhe revoltë masive nëpër rrugët e Tiranës.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denimi i nevaldo hajdarajt klodian rasha qazim rasha denimi i nevaldo hajdarajt klodian rasha qazim rasha

Sondazh

Poll