Aktualitet

Banane me kokainë/ TRENDI më i fundit i transportimit të drogës, porositë që vijnë nga Ekuadori por që nuk shkojnë kurr

14 Korrik 2021, 05:56 Nga DOSJA
Banane me kokainë/ TRENDI më i fundit i transportimit të

TIRANË– Kapja e 12 kilogramëve kokainë ditën e djeshme në Portin e Durrësit është sasia më e vogël e kapur deri më tani. Vetëm në 4 muajt e fundit 4 operacione të tjera janë realizuar me sukses dhe kanë rezultuar në sekuestrimin e 928 kilogramëve kokainë, duke e çuar totalin në 1 ton.

Më 1 prill, në Portin e Durrësit u kap 49 kg kokainë, që vinte nga Amerika Latine. Lënda narkotike ishte fshehur në atë që do të kthehej në “normë”; brenda një konteineri bananesh. Konteineri me banane ishte në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Çekaj u prangos dhe tanimë të dy ndodhen në burg por mohojnë të gjithë akuzat.

Po atë muaj, vetëm 10 ditë më vonë, një tjetër sasi prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako është kapur nga Policia Shqiptare. Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës. Dërgësa erdhi në anijen ‘Dance’ që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti të shtunën në Durrës. Pakot e kokainës, si shenjë për porositësin kishin të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet “El mejor” (më e mira) dhe “Viejon” (i moshuari). Për drogën u prangosën dy ortakët e kompanisë ‘Masabi Fruits’ Klajdi Xibraku e Erion Peti.

17 maj 2021, droga kaloi me leje dhe shkoi deri në Kosovë. Për 400 kg kokainë u prangosën 7 persona: Izet dhe Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi, Fehmi Bytyqi, Faton Vrajolli, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi.

Ndërsa ngarkesa e parafundit mbërriti në Durrës më 18 qershor. Bëhet fjalë për një ngarkesë me 324 kilogramë e 400 gramë, drogë që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë. Pako të ambalazhuara me firma të njohura parfumesh apo klubesh sportive por edhe whiskin e famshëm brazilian. Kjo logo ishte përdorir edhe për të ambalazhuar kokainën që kaloi në Kosovë. I prangosuri i vetëm është shoferi 40-vjeçar i mjetit, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut Nazif Ajrofski. Vetë i arrestuari nuk e ka pranuar të kishte dijeni për sasinë e drogës ndërkohë që ka thënë se transporton materiale ndërtimi. Edhe ky kamion kishte si destinacion Italinë.

Mesa duket kokaina me banane është kthyer në një trend në vendin tonë. Dhe pse kjo teknikë është kapur disa herë nga autoritetet, sërish ‘capot’ zgjedhin që ta transportojnë në këtë formë. Ambalazhi i njëjtë disa herë i ka zbuluar se kush fshihet pas, duke qënë se përdoret i njëjti stil paketimi. Nuk dihet nëse sërish do të vijojë transporti i drogës me banane e nëse Porti i Durrësit do të jetë sërish ‘mikpritësi’…

(k.m)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banane me kokaine ne shqiperi kokaina ne banane banane me kokaine ne shqiperi kokaina ne banane

Sondazh

Poll