Aktualitet

Ligji s’lë vend për dyshime! SHKRESA që mund të shpëtojë ministren Ekonomi, si u udhërua nga shefi i Komsiariatit kulti

13 Korrik 2021, 19:06 Nga DOSJA
Ligji s’lë vend për dyshime! SHKRESA që mund të

TIRANË– Avokati Jordan Daçi ka analizuar përgjigjen e Ministrisë së Bujqësisë lidhur me kanabisin e mbjellë në një serë në Lushnje. Sipas tij, ligji shqiptar e parashikon qartë se nuk lejohet kultivimi i kanabisit, përveç rasteve kur ka leje speciale nga dy ministri; ajo e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë. Duke sqaruar fillimisht ligjin, ai ka publikuar edhe rastin e shefit të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Leonard Ndreka, i cili ka urdhëruar kultivimin në një serë.

“Ky Shefi i Komisariatit se di nga e ka marre autoritetin te urdheroje kultivimin etj dhe ai qe i ka ne sere. Nuk e dija qe ekspertimi kimik nenkupton mbjellie dhe se kete vendim sipas Kodit te Procedures Penale e merr vetem Prokurori dhe eksperti eshte ai qe merret me berjen e ekspertimit. Matja e THC behet ne ato bime qe jane gjetur dhe jo pasi ti mbjellim ti trajtojme e me pas t’ju masim THC-ne. Mos valle ky ka pranuar per te shpetuar Ministren nga “Mos kallezimi i krimit” dhe fytyren e qeverise pa fytyre qe kemi?!,”-shkruan ndër të tjera avokati. 

POSTIMI I PLOTË: 

Dosja.al publikoi një ditë më parë pamjet e habitshme sesi në videon e publikuar nga ministrja Milva Ekonomi, në një nga sekuencat, shihej një rresht me bimë të ngjashme me kanabis sativan. Në vend që ministria të jepte një sqarim zyrtar, bëri të kundërtën. Fshiu videon duke e modifikuar dhe duke rishfaqur pamjet e reja, ku bima-kanabis, ishte zhdukur. Ministria zgjodhi që të reagojë një ditë më pas për zhurmën që u krijua në vend.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jordan daci kanabis ne qttb milva ekonomi jordan daci kanabis ne qttb milva ekonomi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Korrik 2021, 18:46

TIRANË– SPAK ka goditur sërish ish-zyrtarë të lartë të shtetit! Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka prerë “f...