Aktualitet

“Herën e parë e SQAROI AMERIKA”/ Flet pronari i “Alba Exotic Fruit”: S’kam dijeni për drogën, po festo

13 Korrik 2021, 15:24 Nga DOSJA
“Herën e parë e SQAROI AMERIKA”/ Flet pronari i

DURRËS- “Alba Exotic Fruit”, është kompania që kishte në pronësi kontejnerin me banane të kapur në portin e Durrësit. Pronari i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti, ka reaguar për Ora News duke treguar se nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës.

Nga Franca, ai është shprehur se po zhvillon një vizitë me familjen, duke shtuar se nuk ka asnjë dijeni lidhur me çfarë ka ndodhur në Durrës me dërgesën. 

“Unë jam në Francë aktualisht dhe nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur. Më kanë marrë miq e shokë, duke më treguar se është kapur drogë në kontinjer, por realisht nuk di asgjë. Prej tre ditësh ndodhem në Francë së bashku me familjen pasi kam ditëlindjen e vajzës. Nesër besoj vij në Shqipëri, pasi kam dhe biletat e kthimin dhe do sqaroj të gjithë pozicionin tim dhe të kompanisë” – ka treguar Dauti për Ora Neës.

Po ashtu, ai shkruan se edhe herën e parë që kompania e tij u përdor për trafgik droge, autoritet amerikane sqaruan situatën, ndërsa vuri theksin tek fakti se shumë shpejt do të kthehet në Shqipëri për të sqaruar gjithë situatën e krijuar. 

“Ky kontejner i bllokuar ditën e sotme ka mbërritur në portin e Durrësit nga porti i Pireut në Greqi. Sasia e bananeve është blerë nga firma në një kompani tjetër në Ekuador. Unë kam bananet nuk kam kontejnerin dhe s’mbaj përgjegjësi se çfarë i futet kontejnerit gjatë rrugës. Trafikantët Shqiptarë përdorin mallin tim për të transportuar drogën e tyre,” – ka pohuar Dauti.

LAJMI KRYESOR: KOKAINË në portin e Durrësit! Skanimi zbuloi 150 kg të ndarë në 14 pako, kamioni me banane vinte nga Ekuadori, prej dy ditësh ndodhej në port, kur u shfaq ‘MARRËSI’ nisi aksioni

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit kokaine ne portin e durresit kompania ‘alba exotic fruit

Sondazh

Poll