Aktualitet

Në spital janë 8 pacientë! MSH: Asnjë jetë e humbur, 11 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri

13 Korrik 2021, 15:19 Nga DOSJA
Në spital janë 8 pacientë! MSH: Asnjë jetë e humbur, 11

TIRANË– Asnjë jetë e humbur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë testuar pozitivë 11 raste të reja nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa numri i të infektuarve aktivë është 99 pacientë. Ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët fundit janë testuar pozitivë 11 raste të reja me koronavirus dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Kështu numri i qytetarëve që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,608, ndërsa ai i viktimave në 2,456.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

11 qytetarë pozitive me covid jane evidentuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë. Aktualisht janë 99 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 1
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1915

Testime totale 839,303
Raste pozitive 132,608
Raste të shëruara 130,053
Raste Aktive 99
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 40
Elbasan 13
Fier 10
Vlorë 9
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll