Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina e shtetasit amerikan me banim në Serbi! Bllokohet tuneli i Kalimashit, krijohet kaos dhe trafik

13 Korrik 2021, 07:11 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët makina e shtetasit amerikan me banim në

KUKËS– Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan me banim në Serbi është përfshirë mëngjesin e së sotëm në orën 08:00 nga flaket teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve që flakët në makinë të shuhen. Ndërkohë që zjarri vijoi në mjet, tuneli u bllokua për disa minuta duke krijuar trafik dhe kaos te drejtuesit e mjeteve.

Fatmirësisht nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, por ka vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet merr flake makina zjarr ne tunelin e kalimashit merr flake makina zjarr ne tunelin e kalimashit

Sondazh

Poll