Aktualitet

Ndarja nga jeta e poetit dhe ish- të përndjekurit politik, Uran Kostreci/ Sot zhvillohen homazhet në nder të tij

13 Korrik 2021, 07:00 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e poetit dhe ish- të përndjekurit politik, Uran

TIRANË– Ditën e sotme po zhvillohen homazhe për ndarjen nga jeta të poetit dhe ish të përndjekurit politik, Uran Kostreci.

Poeti ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas veten trashegimni të pasur për kulturën e vendit. Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

I lindur në qytetin e Korçës më 29 janar të vitit 1938, ai u përball me sistemin që në moshën 8-vjeçare, pasi të atin Fuat Kostrecin, e arrestuan në vitin ’86 pasi akuzohej për komitete klandestine për të rrëzuar pushtetin. Pavarësisht “njollës në biografi” ai përfundoi normalen e Elbasanit dhe nisi punë si arsmitar në qytetin e Vlorës. Përkrah punës si mësues, ai iu dedikua dhe pasionit të tij, poezisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vdes uran kostreci vdes uran kostreci

Sondazh

Poll