Bota

Kina mbledh të dhëna nga gra shtatzëna në gjithë botën, mund të përdoren për kërkime gjenetike të popullsive të ndry

13 Korrik 2021, 07:18 Nga DOSJA
Kina mbledh të dhëna nga gra shtatzëna në gjithë

KINË– Një test para lindjes i marrë nga miliona gra shtatzëna në mbarë botën u zhvillua nga kompania kineze e gjeneve BGI Group në bashkëpunim me ushtrinë kineze dhe po përdoret nga firma për të mbledhur të dhëna gjenetike.

Këto të dhëna u gjetën nga Reuters, e cila ka vënë në dispozicion të publikut dokumentet që disponon. Raporti është i pari që zbulon se kompania bashkëpunoi me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit (PLA) për të zhvilluar dhe përmirësuar testin, të marrë në fillim të shtatzënisë, si dhe fushën e ruajtjes dhe analizës së të dhënave të BGI. Shtetet e Bashkuara i shohin përpjekjet e BGI për të mbledhur dhe analizuar të dhënat e gjeneve njerëzore si një kërcënim i sigurisë kombëtare

Firma më e madhe kineze e gjenomikës, BGI filloi marketingun e provës jashtë vendit në 2013. Marka NIFTY, është ndër testet prenatale jo-invazive më të shitura në botë. Këto shfaqin një mostër gjaku nga një grua shtatzënë për të zbuluar anomali të tilla si sindroma Daun në një fetus në zhvillim. Deri më tani më shumë se 8 milion gra në mbarë botën kanë marrë testet para lindjes të BGI. NIFTY shitet në të paktën 52 vende, përfshirë Britaninë, Evropën, Kanadanë, Australinë, Tajlandën dhe Indinë, por jo në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë BGI deklaroi se asnjëherë nuk i është kërkuar nga organet e sigurisë ose të mbrojtjes kombëtare kineze që t’u japë atyre të dhënat e përftuara testet “Nifty” dhe as e ka bërë ndonjëherë gje gjë të tillë. Kurse Ministria e Jashtme e Kinës tha se hulumtimi i Reuters reflekton “akuza dhe shpifje të pabazuara” të autoriteteve amerikane.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bgi test prenatal teste ngjenetike nga kina bgi test prenatal teste ngjenetike nga kina

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 06:20

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që va...