Bota

Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftoj që të bëjnë hetim publik dhe më pas ta vendosi populli i Kosovës se kush tho

13 Korrik 2021, 06:38 Nga DOSJA
Simmons i kundërpërgjigjet EULEX-it: I ftoj që të

KOSOVË– Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, iu është kundërpërgjigjur misionit të BE-së për sundim të ligjit, duke kërkuar që të bëjë një hetim të plotë publik, e më pas “t’ua lënë qytetarëve të Kosovës të gjykojë kush po e thotë të vërtetën”.

Simmons, me anë të një postimi në Twitter ka thënë se EULEX-i çdoherë e ka shtrembruar të vërtetën dhe drejtësinë. Ky reagim vjen pasi misioni i EULEX-it i quajti të pavërteta dhe të sajuara dëshmitë e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme.

EULEX has consistently perverted the truth and justice. I invite EULEX @LarsGWigemark @EUKosovo to cooperate with a full, public enquiry. Let the people of Kosovo decide who is telling the truth. @albinkurti @vehbikajtazi @rtklivecom https://t.co/ylzPb1OOgY

— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 12, 2021

EULEX-i vazhdimisht ka shtrembëruar të vërtetën dhe drejtësinë. I ftoj Lars-Gunnar Wigemark dhe EULEX-in në Kosovë të bashkëpunojnë për një hetim të plotë publik. T’i lëmë qytetarët e Kosovës ta gjykojnë se kush po e thotë të vërtetën”, ka shkruar Simmons.

Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ka reaguar pas deklaratave të ish-kryesuesit të gjykatësve të këtij misioni, Malcolm Simmons, i cili ka përmendur shumë skandale që thotë se e kanë karakterizuar këtë mision evropian.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat e simmons ndaj eulex malcom simmons misioni i eulex ne kosove akuzat e simmons ndaj eulex malcom simmons misioni i eulex ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2021, 06:20

KOSOVË–Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka arritur në 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Fatkeqësisht 2 persona kanë vdekur nga helmimi që va...