Sport

Papa Françesku, “I gëzuar për fitoret e Italisë dhe Argjentinës”

12 Korrik 2021, 16:13 Nga DOSJA
Papa Françesku, “I gëzuar për fitoret e Italisë dhe

ITALI – Nga poliklinika ‘Gemelli’, ku është i shtruar, Papa Françesku është gëzuar me fitoren e Italisë në “Euro 2020” dhe Argjentinës në “Copa America”.

Zëdhënësi papal Matteo Bruni, ka deklaruar se: “Në ndarjen e gëzimit për fitoren e ekipeve kombëtare të Argjentinës dhe Italisë me njerëzit që janë afër tij, Shenjtëria e Tij, u ndal në kuptimin e sportit dhe vlerat e tij. Në atë aftësi sportive për të ditur dhe pranuar çdo rezultat, madje edhe disfatën. Vetëm në këtë mënyrë, përballë vështirësive të jetës, njeriu gjithmonë mund ta vendosë veten në vijë, duke luftuar pa u dorëzuar, me shpresë dhe besim,“- tha Bruni.

Marrëdhënia e Papës me futbollin ka rrënjë më të lashta. Francesco nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij për San Lorenzon, një ekip argjentinas futbolli, tifoz i të cilit ai ka qenë që kur ishte fëmijë. Një pasion që nuk mbaroi kurrë, pavarësisht distancës gjeografike për shkak të largimit nga vendi i origjinës.

Sporti ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e Bergoglios, i cili ishte papa i parë që i kushtoi një tekst, në të cilin tregon kur shkoi me babanë e tij në stadium për të brohoritur për San Lorenzon dhe ai luante futboll me një top lecke. Një enciklik secular, në të cilin ai vlerësonte vlerën e sportit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinës në “copa america” italisë në “euro 2020” papa françesku poliklinika ‘gemelli’ argjentinës në “copa america” italisë në “euro 2020” papa françesku poliklinika ‘gemelli’

Sondazh

Poll