Sport

VIDEO/ Mbërritën në Argjentinë si kampionë, Messit “i merret fryma”, bashkëshortja e tij nuk duron dot dhe…

12 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Mbërritën në Argjentinë si kampionë, Messit

BRAZIL-Argjentina është kampionia e re e Copa Americas. Skuadra e udhëhequr nga kapiten Lionel Messi në fushë, ia doli të triumfojē me rezultatin minimal 1-0 ndaj Brazilit në finalen e luajtur në “Maracana” dhe të ngrejë për herë të 15 në histori trofeun e Copa Americas.

Ditën tjetër, Messi me shokë fluturuan për në Argjentinë dhe me të mbërritur në destinacion, bashkëshortja e Leo Messit, Antonella Roccuzzo iu hodh në qafë dhe e “mbyti” me përqafime e puthje. Ky moment është bërë tejet “viral” në rrjetet sociale, çka tregon për lidhjen e ngushtë të çiftit.

 

Thank God for Leo and Antonella. Feels beyond wholesome compared to the scenes in Londres. pic.twitter.com/22TmIkNT0s

— Alan Feehely (@azulfeehely) July 11, 2021

Në fakt, personi i parë që telefonoi Messi, aty nga fusha e blertë e “Maracana”, ishte gruaja e tij. Pikërisht me atë e ndau lumturinë e trofeut të parë dhe kaq shumë të munguar me Argjentinën.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina leo messi argjentina leo messi

Sondazh

Poll