Bota

Temperatura “ferri” në SHBA, termometri kap 54 gradë C në Kaliforni, 2 zjarrfikës bien nga aeroplani teksa shuan

12 Korrik 2021, 11:01 Nga DOSJA
Temperatura “ferri” në SHBA, termometri kap 54 gradë C

SHBA- Situata me zjarret në SHBA është tejet alarmante e favorizuar edhe nga temperaturat e larta. Piku është kapur në Luginën e Vdekjes, në zonën pranë Shkretëtirës Mojave në Kaliforninë juglindore, ku termometri ka shënuar 54 gradë C.

Sipas Guardian, nëse konfirmohet si i saktë, leximi prej 54C do të ishte vlera më e lartë e nxehtë e regjistruar atje që nga korriku 1913, kur u shënua edhe temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, 57 gradë C.

Temperaturat janë të larta edhe në Kaliforninë e Jugut, ku në Palm Springs u shënua 49 gradë C, ndërsa edhe Las Vegasi theu rekordin e 47 C.

Situata është e rëndë edhe me furnizimin me energji elektrike, ku NV Energy, furnizuesi më i madh i energjisë në Nevada, iu kërkoi qytetarëve që të kursejnë për shkak të valës së nxehtësisë dhe flakëve që rrezikojnë të prekin linjat e transmetimit.

Në Idaho është shpallur emergjenca dhe Garda Kombëtare është mobilizuar ndërsa në Arizona, 2 zjarrfikës humbën jetën pasi aeroplani ku kishin hipur për të shuar flakët nga ajri, u rrëzua.

(f.g./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota brad little zjarr ne kaliforni zjarret pushtojne shba brad little zjarr ne kaliforni zjarret pushtojne shba

Sondazh

Poll