Aktualitet

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

12 Korrik 2021, 07:09 Nga DOSJA
Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit,

ELBASAN– Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia bën me dije se është arrestuar 31-vjeçari M.A., banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.  

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: M.A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.

(Kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjecari ne elbasan lojerat e fatit arrestohet 31-vjecari ne elbasan lojerat e fatit

Sondazh

Poll