Aktualitet

EMRI/ Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Krujë, i vendoset tritol gjatë natës në oborrin e shtëpisë

12 Korrik 2021, 06:20 Nga DOSJA
EMRI/ Kërcënohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në

KRUJË- Drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Krujë dhe ish-drejtor i Aluiznit, Alfred Vogës, i është vënë tritol në banesë rreth orës 23:25 natën e kaluar. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa ka qenë vetë Voga që ka njoftuar policinë pasi ka konstatuar pakon në oborr.

Ende nuk dihen rrethana të tjera për ngjarjen, ndërsa po policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brenda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet alfred voga tritol ne fushe kruje kercenohet alfred voga tritol ne fushe kruje

Sondazh

Poll