Bota

Aksident tragjik në Prizren! Humb jetën një 23-vjeçar, vëllai i tij në gjendje të rëndë

12 Korrik 2021, 06:19 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Prizren! Humb jetën një 23-vjeçar,

PRIZREN– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ku ka gjetur vdekjen një i ri 23-vjeçar.

Rrethanat sesi ka ndodhur aksidenti nuk dihen ende, ndërsa lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha për mediat vendsase se viktima u dërgua për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Së bashku në makinë ka qenë edhe vëllai i 23-vjeçarit, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shfaqet e aksidentit fatal.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aksident në prizren aksident në prizren

Sondazh

Poll