Bota

Petkoviç vizitë zyrtare në Kosovë, pak ditë para takimit në Bruksel Kurti-Vuçiç

12 Korrik 2021, 06:43 Nga DOSJA
Petkoviç vizitë zyrtare në Kosovë, pak ditë para

SERBI– Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç do të bëcjë një vizitë dy ditore në Kosovë.

Njoftimi është dhënë nga vetë zyra e cila ka njoftuar se drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviç do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Kosovë Petkoviç ka parashikur të kryejë edhe disa vizita në familjet serbe që jetojnë në Kosovë.

Vizita e Petkoviç në Kosovë vjen pak ditë para takimit që do të mbahet në Bruskel mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç, presidentit serb, në kuadër të vijimit të dialogut dy-palësh.

(d.a/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi petar petkoviç viziton kosoven albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi petar petkoviç viziton kosoven

Sondazh

Poll