Kriza ekonomike dhe çimet e larta të ushqimeve dhe naftës, presidenti sirian firmos dekretin: Dyfishohen pagat dhe pensionet
12 Korrik 2021, 06:36Nga DOSJA
SIRI– Presidenti sirian, Bashar Assad lëshoi një dekret të Dielën duke u dhënë qindra mijëra nëpunësve civilë dhe anëtarëve ushtarakë një rritje page 50% mes një krize të ashpër ekonomike dhe financiare dhe rritjes së çmimeve për produktet vitale.
Vendimi i Asad erdhi një ditë pasi shteti dyfishoi çmimin e bukës, prodhimi kryesor i vendit dhe u rrit me 180% çmimin e karburantit dizel.
Sipas AP, ekonomia siriane është goditur rëndë nga një dekadë luftë, sanksione perëndimore, korrupsion i përhapur dhe së fundmi një krizë e rëndë ekonomike dhe financiare në Libanin fqinj. Rritja e fundit e pagës u njoftua në nëntor 2019.
Dekreti i lëshuar nga zyra e Assad vendosi të ardhurat minimale mujore në 71,515 paund sirian (22 dollarë). Ai gjithashtu u dha mbajtësve të pensioneve ushtarake dhe civile një rritje prej 40% në pensionin e daljes në pension.
Dollari amerikan po tregtohet me rreth 3,200 paund në tregun e zi ndërsa kursi zyrtar është 2,500 paund.
Gati 80% e Sirianëve jetojnë në varfëri dhe 60% nuk sigurojnë dot ushqimin, situata më e keqe e sigurisë ushqimore e parë ndonjëherë në Siri, sipas Kombeve të Bashkuara.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAQEDONIA E VERIUT– Autoritet maqedonase i kanë drejtuar sytë kah presidenca sllovene e Bashkimit Evropian, duke varur të gjitha shpresat për sa i përket ...
IZRAEL– Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Kudsin Perëndimor mëngjesin e sotëm, një muaj pas humbjes...
Të gjithë anëtarët e grupit G20 si dhe BE-ja ranë zyrtarisht dakord për futjen e një sistemi të ri tatimor mbi fitimet e kompanive që operojnë në të gjithë botë...
KOSOVË-Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e tyre. Për...
IZRAEL- Izraeli ka vendosur të ofrojë dozë të tretë të vaksinës COVID-19 për të rriturit. Mediat e huaja raportojnë se ky vendim erdhi pasi varianti ‘Delta’ po ...