Bota

Plot 12 vite në pushtet! Ish-kryeministri i Izraelit largohet përfundimisht nga rezidenca

12 Korrik 2021, 05:51 Nga DOSJA
Plot 12 vite në pushtet! Ish-kryeministri i Izraelit largohet

IZRAEL– Ish-kryeministri i Izraelit,  Benjamin Netanyahu u largua nga rezidenca e tij zyrtare në Kudsin Perëndimor mëngjesin e sotëm, një muaj pas humbjes së postit nga pasardhësi i tij Naftali Bennett.

Pas tij, të gjitha automjetet që i përkisnin kolonës zyrtare u larguan nga rezidenca. Largimi i tij pas 12-vitesh vjen pas marrëveshjes midis Netanyahu-t dhe Bennett-it muajin e kaluar për të liruar rezidencën më 10-11 korrik.

Netanyahu u largua pasi të Izraelit nënshkruan një marrëveshje për largimin e kryeministrit. Më 2 qershor u nënshkrua kjo marrëveshje ku drejtimin e vendit partitë opozitare do ta bëjnë me rotacion. Së pari do të udhëheqë kreu i partisë së djathtë Yamina, Naftali Bennett dhe më pas drejtimin do e marrë Yair Lapid, kreu i partisë qendrore Yesh Atid. 

Familja e Netanyahu-t do të zhvendoset në shtëpinë e tyre private në Cezare në Izraelin verior derisa të rinovojnë banesën e tyre në rrugën Gaza në Kudsin Perëndimor ku ai jetoi deri në vitin 2009 kur u bë kryeministër.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu largohet benjamin netanyahu benjamin netanyahu largohet benjamin netanyahu

Sondazh

Poll