Politike

Zgjedhjet, Basha rikthehet në Twitter: Shitblerja e votës, industri e mirëfilltë, aksionere e vetme është PS

11 Korrik 2021, 18:28 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Basha rikthehet në Twitter: Shitblerja e votës, industri e

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripostuar një status në Twitter të bërë nga një prej përfaqësuesëve ligjorë të Partisë Demokratike, Marash Logu.

Ky i fundit shkruan se fenomeni i shitblerjes së votës u testua në vitin 2013 për t’u kthyer në sistem në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit.

“Shitblerja e votës u testua në vitin 2013, u përforcua në zgjedhjet lokale 2015, u ngrit në sistem në 2017 dhe në zgjedhjet e 2021 kishte një industri të mirëfilltë që funksiononte nga Veriu në Jug, me aksioner të vetëm Partinë Socialiste & aleatët e saj,”-shkruan Logu.

Ky i fundit ka qenë përfaqësuesi ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Partisë Demokratike në betejat që janë zhvilluar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërsa sa i përket Bashës, mesa duket ai është kthyer në rrjetin social pas kufizimit të pak ditëve me parë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 11 Korrik 2021, 06:52

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të turistëve në ‘Facebook’.Në video shihen turistët që kanë vizituar Tiranën dhe japin mendimet në lidhje ...