Politike

Justifikimi i Sandër Lleshajt: Nuk dija gjë për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave

11 Korrik 2021, 13:36 Nga DOSJA
Justifikimi i Sandër Lleshajt: Nuk dija gjë për tenderin 2.8

TIRANË– Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, garë që i kushtoi buxhetit të shtetit vlerën e mbi 2.8 miliardë lekësh.

Ish-ministri, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për këtë çështje, në një intervistë për ABC, ku edhe ka përshëndetur Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetimet e zhvilluara.

“Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj. Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar,”- tha Sandër Lleshaj për ABC. Ndër të tjera, Lleshaj ka sqaruar edhe njëherë se nuk ka pasur asnjë ndikim apo rol në tenderin e zhvilluar.

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”.

Dje, SPAK ekzektuoi 9 urdhër-arreste për 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të cilët akuzohet se kanë shkelur barazinë në tenderin e zhvilluar një vit më parë për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit, me vlerë 280 milionë lekë të reja, ose 2.8 miliardë lekë. Tenderi u zhvillua gjatë kohës kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj, i cili gjithashtu është nën hetim. Ndërsa në pranga ka përfunduar Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Prokurorimeve Publike. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sander lleshaj spak ne ministri tenderi i uniformave te policise sander lleshaj spak ne ministri tenderi i uniformave te policise

Sondazh

Poll

Politike 11 Korrik 2021, 06:52

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të turistëve në ‘Facebook’.Në video shihen turistët që kanë vizituar Tiranën dhe japin mendimet në lidhje ...